Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka bërë publike listën paraprake të Kombëtares për dy miqësoret e muajit qershor, përballë Çekisë dhe Uellsit.

Janë 25 futbollistë të thirrur “nën armë” për këto teste, por lista pritet të pësojë ndryshime në përfundim të javës së fundit të Superiores.

Rikthime në kombëtare dhe disa emra jashtë, kryesisht për arsye fizike, si Mihaj, Hysaj apo Dermaku.