140 mijë doza Pfizer pritet të vijnë në Shqipëri brenda pak ditëve për të vijuar procesin e vaksinimit masiv të popullatës.

Pjesë e procesit u bënë edhe 25 mijë doza të tjera Sputnik V, që tashmë janë në dispozicion të mjekëve.

Ekspertët e programit të vaskinimit citojnë se ndër të tjera, injeksionet e 4 vaksinave kanë dhënë efekte anësore, por jo problematike.

Ndërsa, nuk kanë munguar as rastet e infektimeve disa ditë pas marrjes së dozës.

Vaksinimi me dozat e dyta tek të moshuarit sapo ka nisur, duke çuar në total numrin e të vaksinuarve me injeksione të plota në 21 mijë.

Deri më tani, janë kryer mbi 434 mijë vaksinime në rang vendi, brenda fashës mbi 60 vjeç. Tema