Një person nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia greke me pasaportë false dhe tashmë po hetohet nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Anagnostopoulos gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës.

Mediat greke njoftojnë se ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t’u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar, raporton Prothotema.

Pas analizës së ADN-së, u zbulua se Georgiaos mori pjesë në një grabitje më 7 Mars, në një shtëpi në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre shtëpiak dhe më pas “rrëmbyen” para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.