Situata pandemike në vendin tonë sa vjen dhe po përmirësohet, ku numri i të infektuarve dhe i personave që kanë ndërruar jetë është në rënie të vazhdueshme.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se ka ardhur koha e lirimit të masave kufizuese në vend, për shkak të situatës të stabiluar nga COVID-19 dhe afrimit të sezonit veror.
Në një prononcim për Report tv, Alimehmeti është shprehhur se ka thënë se “Maska në ambientet e hapura që de facto në shumicën dërrmuese të rasteve në fakt nuk po përdoret, bën sens që ta heqim dhe nga letra.
Masa e dytë që është pak më e fortë është kufizimi i lëvizjes, bën edhe kjo shumë sens që mos të ketë më kufizim të lëvizjes.
Nëse çiftohet edhe me hapjen e aktiviteteve, kjo është masë akoma dhe më e madhe por ndoshta ka ardhur momenti dhe për heqjen e saj”.
Bazuar në shifrat e të infektuarve dhe shtrimeve në spitale Alimehmeti thotë se një element i rëndësishëm që duhet diskutuar është funksionimi i “Shefqet Ndroqi” si një spital COVID.
“Është element i rëndësishëm sepse pacientët e tjerë kanë nevojë për ndihmë. Ndoshta do menduar nëse ka ndonjë mundësi që ti shërbejë të dy llojeve të pacientëve.
Me faktin që kemi dhe disa spitale rajonale në lojë, ndoshta mund të diskutohet edhe krejt mbyllja e COVID 2”-tha epidemiologu Alimehmeti.