Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grata’ familjen Berisha. Por në fakt kjo që ndodhi sot ishte një histori e paralajmëruar disa herë nga gazetari i njohur Lorenc Vanjgeli. Në disa episode të ndryshme, duke nisur që nga dimri i vitit 2018 e në vijim, në emisionin e tij Java në RTSH, në disa editoriale të botuar ne Javanews.al dhe në emisionin Opinion të Blendi Fevziut ai ka paralajmëruar ekzistencën e një listë konkrete të Departamentit Amerikan të Shtetit për zyrtarë të lartë shqiptarë.
Por jo vetëm kaq, në emisionin e tij ‘Java në RTSH’ dhe në editorial në Javanews.al ka folur për listën e SHBA por dhe për konfiskimin e pasurive. Në lidhje me këtë të dytën Vangjeli shprehej se “sipas burimeve të besueshme, Departamenti Shtetit ka hartuar një listë për shpalljen “non grata” të 15 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shumë të lartë shqiptarë”
Nga ana tjetër Vangjeli edhe për marrëveshjen e Ëashingtonit mes Prishtinës dhe Beogradit kishte më herët se kjo gjë do të ndodhte, ajo marëëveshje ndodhi në Ëashington. “Akti politik që mund të frymëzohet dhe të shtyhet nga Uashingtoni mund të zgjasë sa një Tëitter në komunikimin e Presidentit Trump, por në mënyrë absolute do të ndikojë në shumë vite në temperaturën e rajonit dhe në fatin e shumë milionë banorëve të tij e më gjerë. Dhe me shumë gjasë, shumë shpejt mund të ketë të reja drithëruese në aksin Prishtinë – Beograd.”-shprehej Vangjeli gjatë vitit të kaluar. (https://lexo.com.al/2020/09/05/marreveshja-mes-kosoves-dhe-serbise-nje-ngjarje-e-parlajmeruar-6-muaj-me-pare-nga-analisti-lorenc-vangjeli/)
Lexo.al/
Deklarata e fortë/ “15 zyrtarë të lartë shqiptarë ‘non grata’ në SHBA, DASH ka gati listën”
“15 zyrtarë të lartë shqiptarë ‘non grata’ në SHBA, DASH gati listën”