Me anë të një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama njoftoi vdekjen e një prej qenve të tij dhe pikërisht Bo.
“Familja humbi një mik të vërtetë besnik. Për më shumë se 10 vjet, Bo ishte prezent në jetët tona, në ditët e mira dhe të këqija”, shkruan ish-presidenti në një foto ku shfaqen me qenin e tij.
“Ai mësoi si të sillej dhe në Shtëpinë e Bardhë, lehu me të madhe por nuk kafshoi, e donte shumë kërcimin në pishinë në verë, ishte i dashur me fëmijët dhe kishte një gëzof fantastik. Ishte pikërisht ajo që na duhej dhe ishte më shumë sesa prisnim, do të na mungojë”, përfundon Obama.