Nga Azmi Stringa/
Fatbardh Kadillin nuk e njoh. Mbase dhe e kam paraqykuar. Por me pelqen perqasja dhe te vertetat e tij. Dhe ai po thote, jo po iku Basha ska njeri. Ja ka. Dhe ka guximin. Nje gje qe tha dhe me ngeli ne mendje eshte ajo mbi faktin qe njerezit donin politike dhe jo premtime per “hand outs” lekesh. Donin te dinin si do qeverisim? Kush do na drejtoj ne beteje? Ke dhe per cfare do luftojme? Cfare do ndryshojne?
Nuk donin ti premtohej qyl me i madh se sa aktualisht, se e dinin qe qe genjeshter. Donin grinte, lidership me shembull (pra ti lufton oligarket dhe nuk vjedh e mban kosto), shprese dhe besim tek oferta, qe sdo qe shiteshin. Kjo su dha. Lista e tregoi qarte. Keshtuqe Partia Demokratike lehtesisht mund te bej pa Bashen. Basha eshte hic pa siglen e PD. Dhe Berisha eshte hic pa siglen e PD (prandaj se leshon). Ai qe pretendonte se qe lideri i pare i shkolluar ne perendim, sot ka nxjerre fytyren e vertete.
Ai qe sdo rinte me shume se dy mandate ne krye ta Qeverise nese fitonte, sot do te rij ne krye te PD tre. Basha ka treguar qe ka qene hipokrit ne anagzhimet e tij. Dhe vetem perendimor nuk eshte, kur pretendonte se pushtetin se donte per vete. Perendimi ka patur lidera partishe nga me brilantet (shihni italine dhe angline si shembuj) te cilet se nuk erdhen ne pushtet hapen krahun dhe spaten mundesi te qeverisin. Duke u sjelle keshtu, Basha po i ben favorin me te madh qeverise. Ai eshte bere i pabesueshem dhe qesharak. Dhe cdo kauze sa do te drejte te ngrej opozita, prezenca e tij do e bej te pabesueshme. Kjo do i hap rruge te lire keq qeverisjes ne mandatin e trete, cka eshte e mundshme ne kushtet e mungeses se institucioneve te forta. E ketu qytetaret jane vetem, sepse Basha eshte aseti me i madh i keqeverisjes sot. Kadilli duhet te propozoj fillimine punes sot. Opozita nuk ka mbaruar me zgjedhjet, ajo sot duhet te mbaje qeverine accountable per premtimet e saj, perfshi termetin.
Dhe ka terren fertil. Duhet ta bej kete ne kuvend dhe jo si ka ndodhur keto 8 vite, kur une sa here kam shkuar te raportoj si pjese e institucioneve te pavarura, nuk kane qene asnjehere prezent dhe as kishin lexuar. Platforma e foltoreve te kuvendit sot duhet perdorur nga PD. Dhe ky eshte shanci i madh per ke vertete do politike. Sepse vakumi eshte i madh dhe lista e PD perbehet nga qylsa qe ne opozite flene pa kosto. Opozite e lexuar dhe aktive eshte nje shanc i madh qe shumica e te zgjedhurve te PD as se duan dhe as se bejne dot. Se ka kosto. Gjithashtu PD duhet te filloj sot punen per zgjedhjet vendore.
Nuk duhen zgjedhje tani, do qe gabim, sepse PD nuk eshte gati. Duhet te caktoje njerezit qe do rine afer dhe do mbrojne bazen sot kur ajo eshte me vetem se kurre. Ti japi pergjegjesi, pushtet dhe shperblim te caktuarve. Dhe jo ti coje nje muaj para zgjedhjeve te bejne sikur punojne. PD ka 8 vjet qe ka lene vetem bazen dhe qytetaret ne rrethe. Pa mbrojtje, pa opozite, pa akses tek drejtuesit e saj, pa pushtet vendor. Dhe pastaj i kerkon llogari. PD gjithashtu duhet te zgjedhe njerez qe me vepra dhe shembull si jetojne transmetojne vlerat qe pretendon se perfaqeson. Dhe keshtu do jete gati per zgjedhjet e pergjithshme duke bere nje opozite te forte si asnjehere keto 8 vite.
Gjithashtu PD duhet te mesoj nga PS (vizion qe i duhet dhene merita Rames) qe lista nuk ndahet ne fitues, qe sbejne asgje se e kane te sigurte larte dhe as ndihen te sfiduar nga ata poshte, dhe pjesa humbese, qe ve emrim sa me plotesu listen por nuk punon fare. Po eci mire, se dhane emrin borxh. PS vuri ne pjesen e fundit te listes njerez dhe te rinj te talentuar, punetor, dhe ambicioz. Te cileve ju tha qe dhe po sfituat per shancet e vogla, keni mundesine te promovoni veten dhe avanconi ne karriere ne baze te rezultatit. Kjo do rriste dhe presionin ndaj qylsave ne krye te listes e PD.
Pergezime Rames per kete gje. Tregoi qe PS eshte me e mencur se PD e kapur. PD duhet ta filloj kete gje menjehere. Kadillit do ti kerkoja vetem nje gje, dhe pas kesaj meriton meshtetjen e te gjitheve ne. Te deklaronte qe nese nuk fiton zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme te bej dy gjera: 1. Te jape doreheqjen. 2. Te garantoj dhe administroj nje proces te ndershem dhe te lire per kryetarin e ri. E jo te zgjedh pasardhes. Sa me lart per mua eshte platforma fituese.