Dashi
Gjatë ditës së diel do të keni një bllokim ne komunikim, ndoshta për shkak të një personi që do i’u prishë humorin.
Demi
Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar dhe nuk do arrini që ti fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura.
Binjakët
Nesër është koha perfekte për të plotësuar idetë kreative dhe për të zgjeruar mendimet. Sidoqoftë mund të keni disa probleme financiare.
Gaforrja
Marrëdhënia juaj tashmë e komplikuar me paratë po bëhet gjithnjë e më komplekse. Linja e fundit është ende e njëjtë – nuk duhet të shpenzoni më shumë se sa keni, dhe duhet të kurseni më shumë se sa keni nevojë. Mendoni në mënyrë konservatore dhe kujdesuni për portofolin tuaj.
Luani
Ju keni qenë gjithmonë i fortë përballë tundimeve dhe kështu nuk do të keni frikë nga ftesat që do t’ju vijnë nesër. Në dashuri, gjërat do të nisin t’ju buzëqeshin falë sharmit që transmetoni në çdo moment të ditës.
Virgjeresha
Në aktivitetin tuaj do të provoni vendosmëri, besueshmëri dhe qëndrueshmëri. Dhuntitë tuaja do i’u nxjerrin në pah. Në familje shpreheni mendimin tuaj qetësisht dhe pa imponim, në mënyrë që të mos cënoni askënd.
Peshorja
Ky ka të ngjarë të jetë një muaj i mendimeve të vogla ose të pavendosmërive. Ata që hoqën dorë nga gjithçka disa vjet më parë do të jenë në gjendje të mbështeten në një rimëkëmbje pothuajse të papritur.
Akrepi
Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm gjatë kësaj fundjave, ku Hëna do ju garantojë një ballafaqim në dashuri. Disa prej të lindurve të kësaj shenje, do të duhet të vendosin në vend disa situata që nuk kanë shkuar siç duhet. Nëse e keni hedhur hapin më shumë nga sa mundeni, tani duhet të veproni me më shumë kujdes, sidomos lidhur me çështje që kanë të bëjnë me paratë. Kujdes maksimal duhet të tregoni edhe lidhur me disa siguri në vendin e punës.
Shigjetari
Me Hënën larg, në pjesën tjetër të Qiellit, jeta emocionale do t’ju angazhojë me zgjedhje të rëndësishme, dashuri të pasionuara, konfrontime të vazhdueshme por konstruktive. Pritet të jetë një ditë e gjallë dhe plot lajme edhe për karrierën. Nëse shpresoni të keni një përmirësim, një ngritje në detyrë , mbërtheni mëngët dhe përgatitni terrenin.
Bricjapi
Nëse dikush në jetën tuaj është i lëkundur për një vendim të rëndësishëm, sigurohuni që mos i shtyni planet dhe projektet tuaja. Një investim parashikohet të mos sjelle përfitimet që do të dëshironit.
Ujori
Mund të zhvilloni një bisedë të çuditshme me një prej të afërmve tuaj. Rekomandohet të mos kontaktoni me persona që nuk i besoni plotësisht. Mund të organizoni një festë me miqtë tuaj, çfarë ka gjasa t’ju sjellë momente të paharrueshme.
Peshqit
Peshqit do të qartësojnë një sërë çështjesh të rëndësishme. Bëni kujdes me fjalët pasi mund të ofendoni një kolegun tuaj. Gjithashtu ka gjasa të përfshiheni në një konflikt me një prej miqve ose familjarëve.