Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA-ka miratuar përdorimin emergjent të Pfizer për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç. Kjo është vaksina e parë kundër Covid-19 që Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar për përdorim emergjent tek adoleshentët. Vaksinat Moderna dhe Johnson & Johnson janë autorizuar për përdorim tek personat mbi 18 vjeç.

Kompania tha se në bazë të një provë klinike që përfshiu 2,260 12 persona të moshës 15-vjeç efikasiteti i vaksinës ishte 100%. Pfizer tha gjithashtu javën e kaluar se synon që Administrata e Barnave në SHBA të miratojë përdorimin e vaksinës për fëmijët e moshës 2 deri në 11 vjeç në shtator.

Provat rreth sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave në fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 11 vjeç janë ende duke u studiuar