Kreu i Partisë Demokratikë të Durrësit, Ferdinand Xhaferrajt ka dalë në mbështetje të kandidatit Agron Shehaj në këtë qytet. Xhaferraj ka qëndruar krah për krah me Shehajn gjatë takimit me anëtarësinë në këtë qytet.

Në këto zgjedhje Basha e riktheu Xhaferrajn për të drejtuar partinë e qytetit bregdetar dhe e vendosi në listë të sigurt për deputet.

Shehaj kandidon përballë Bashës, Harxhit dhe Kadillit në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike. “Demokratët e Durrësit i kanë të gjitha mundësitë dhe aftësitë për të ringritur Partinë Demokratike. Do jetë vullneti i tyre që do përcaktojë kandidatët e ardhshëm të qytetit”-shkruan Shehaj.