Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Champions League mes Manchester City-t dhe Chelsea-s që luhet në orën 21:00. Të dy trajnerët kanë zgjedhur të hedhin në fushë 11 më të mirët, ndërsa te Chelsea bie në sy aktivizimi i Kante-s dhe portierit Mendy, të dy ishin me dyshime për shkak dëmtimesh.

Finalja luhet në Portugali dhe stadiumi do ketë 12 mijë tifozë, nga 6 mijë për secilën skuadër. Manchester City 4-3-3: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Zinchenko, Bernardo Silva, Gundogan, Foden, De Bruyne, Mahrez dhe Sterling.

Chelsea 3-4-2-1: Mendy, Rudiger, Thiago Silva, Azpilicueta, Chilwell, James, Kante, Jorginho, Mount, Havertz dhe Werner.