Kontinenti i vjetër, Europa, aty ku futbolli luhet me F të madhe, do të mbajë sonte frymën pasi në orën 21 luhet finalja e Champions League mes Manchester City-t dhe Chelsea-s. Kjo ndeshje, ndryshe nga çdo tjetër në këtë sezon të këtij kompeticioni, do të luhen në praninë e 12 mijë tifozëve në Porto. Nga 6 mijë për secilën skuadër.
Gjithsesi edhe pse të paktë në numër, kjo ka shkaktuar trazira në Portugali pasi tifozët e dy skuadrave janë përleshur me njëra-tjetrën.
Përsa i përket përballjes në rast fitoreje kjo do të ishte hera e parë që Manchester City do shpallej kampione, ndërsa për Chelsea-n hera e dytë. Të dyja skuadrat vijnë pa mungesa të sigurta pavarësisht se për blutë e Londrës në dyshime janë mesfushori Kante dhe Mendy.
Në prag të takimit trajneri i City-t Pep Guardiola është shprehur se ‘e ka pritur për nëntë vite këtë ditë’ dhe i ka kërkuar futbollistëve të bëjnë maksimumin në atë ndeshje që mund të bëjë t’i kalojnë pushimet në mënyrën më të bukur. Ndërkohë trajneri i Chelsea-s Thomas Tuchel thotë se njeh mirë rivalin, ndërsa i druhet Pep Guardiola që sipas tij është mësuar me suksesin dhe ka mentalitetin e fituesit.