Fotot e Sarës me Atdheun të publikuara në rrjetin social u diskutuan ditën e sotme në Për”Puthen.

Sara është shprehur se nuk ka asgjë me Atdheun, ndërsa theksoi se janë vetëm shokë, foto janë bërë pasi janë takuar rastësisht.

Geljani nuk mundi të ishte në emision për shkak të angazhimeve të tij me sportin dhe në një lidhje me skype u shpreh i lënduar për veprimet e saj.

Të dy kanë tërhequr deklaratat që bënë para disa ditësh për njëri-tjetrin.

Sara: E kishim lënë të ishim shokë, nuk ka asnjë gjë. Më ra rruga, e pashë u ula, e hoqi vetë bluzën ishte vapë tha s’janë hapur freskueset.

Atdheu: Sara kujtonte se unë isha larguar nga studio. Unë kam një problem shëndetësor që është shfaqur çdo ditë edhe mora pushim dhe u takuam rastësisht me Sarën.

Geljani: Fotot mu dukën të pavend t’i postonte sepse erdhën direkt pasi postova me Antonelën. Unë thash që s’më interesojnë komentet e të tjerëve do të dal kundër botës.

Sara: T’i mund të rrish por duhet të mbash vendin tënd.

Geljani: Pse si kam ndenjur unë.

Sara: Unë të kam marrë në momentin që më ke hequr nga instagrami.

Geljani: Jam ndjerë i ofenduar nga fotot.

Sara: Kur unë nuk u ndjeva e ofenduar se di dmth, unë tërheq deklaratën për Geljanin.

Sara: Të kërkoj falje nëse të kam prekur, por edhe unë jam ndjerë e ofenduar nga gjestet e tua.

Geljani: Të fala paç.