Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vlerësuar sot me medalje nderi FRONTEX, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare dhe Kufirit, dy vite pas nisjes së misionit në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në godinën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca si dhe drejtues të FRONTEX dhe Policisë së

Për kreun e përgjithshëm të Policisë Kufitare, Eduart Merkaj, bashkëpunimi me Frontex ka qenë një histori suksesi.

“Impakti i këtij bashkëpunimi është i dukshëm. Gati 90 % e emigranteve të parregullt janë kapur në korridorin e veprimeve operacionale. Kemi patur efiçensë në shkëmbimin e informacionit për goditjen e grupeve kriminale, identifikimin e autorëve të veprave kriminale etj. Prej fillimit të operacionit, 1800 punonjës Policie Frontex, 578 roje kufitare vendase janë përfshirë në operacion. Numri i emigranteve të parregullt të kapur në zonën e operacionit pësoi rritje 6 here me shume se më parë. Operacionet e përbashkëta kanë patur produkt rritjen e sigurisë së kufijve”, tha ai.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nga Kakavija në një prononcim për mediat vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare me FRONTEX si model në rajon.

“Ky bashkëpunim ka shërbyer si një model në rajon. Shqipëria vazhdon të jetë një model në zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët. Kemi pasur rezultate konkrete bashkëpunimi. Prania e FRONTEX është dëshmi e sfidave tonat të përbashkëta. Do të angazhohemi me policinë shqiptare dhe mbështetje financiare” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria është shembull.

“Model i jashtëzakonshëm bashkëpunimi. Vullneti i qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e BE. Janë marrëveshje të tilla që e jetësojnë këtë aspiratë për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria po bëhet një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera jo anëtare të BE falë rezultateve pozitive të këtij bashkëpunimi. Marrëveshja me FRONTEX nuk është një rast i shkëputur. Shqipëria është ftuar nga Europol jo vetëm si pjesë e hetimeve evropiane por edhe të udhëheqë një nga këto grupet në luftën kundër trafikut” tha ai.

Shefi i FRONTEX u shpreh se “jemi krenarë për këtë bashkëpunim me Shqipërinë. Këto operacione kanë dhënë rezultate pozitive në forma të ndryshme të krimit ndërkufitar. Frontex do të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat tuaja të integrimit dhe kemi filluar donacioni e dytë në Shqipëri”.