Ndeshja e futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit është ndërprerë në fundin e pjesës së parë pasi disa lojtare të ekipit të Bilishtit nuk janë ndjerë mirë. Ata dyshohet se mund të jenë helmuar, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital.
Për rrejdhojë delegati i ndeshjes Endi Hyka ka vendosur të mbyllë këtu takimin. Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja.