Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata”.
Përmes një postimi në Facebook Balla përshëndet vendimin e SHBA ndaj Berishës dhe ka cituar dhe ka shkëputur njëpjesë nga deklarata e DASH: Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.