Në një television argjentinas u dha lajmi se William Shakespeare, dramaturgu i famshëm ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën Covid-19 dhe ky informacion habiti të gjithë shikuesit.

Prezantuesja televizive ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që mori vaksinën Pfizer, rreth 5 muaj më pare dhe videoja e saj është bërë tashmë virale.

William Bill Shakespeare doli në titujt kryesorë në dhjetor 2020 kur ai u bë i pari që mori vaksinën Covid-19, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan . i moshuari mori vëmendje në atë kohë edhe për shkak të emrit të tij. Në momentin e vaksinimit ai dukej mjaft i relaksuar dhe nuk ngurroi të bënte edhe shaka.

Lajmin e vdekjes së tij, e konfirmuan familjarët të cilët thanë se ai kishte ndërruar jetë në Spitalin Universitar, Coventry, të njëjtin vend ku ishte vaksinuar. Thuhet se 81-vjeçari thuhet se vdiq pasi pësoi një goditje në tru.

“Ne po shkojmë në lajme që na lënë të gjithë pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij, ”tha Novillo . “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit . Ka vdekur në Angli në moshën 81 vjeç, ”shtoi spikerja e lajmeve pa kuptuar gabimin e saj.