Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është shprehur i bindur se nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës. Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë në mbledhjen e partisë së tij. Duke folur për dialogun, Vuçiç theksoi se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç. Më tej, ai tha se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. Kjo deklaratë e Vuçiçit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor