Partizani është në garë për vendin e parë në Kategorinë Superiore. Të ndodhur vetëm një pikë pas Teutës kryesuese, Demat do kërkojnë suksesin në ndeshjen me Apoloninë.

Dueli luhet të hënën në 18:00, ndërsa drejtuesit e kuq kanë vendosur të motivojnë lojtarët dhe stafin.

5 mijë euro për fitore është shuma e vendosur nga presidenti Gazment Demi për gjashtë sukseset e radhës.

Kësisoj, të besuarit e Ilir Dajës kanë një motiv më shumë për të dhënë më të mirën në fushë.

Kjo nuk është hera e parë që Partizani jep premio, ndërsa në një kampionat që nisi me bllokim merkatoje, Demat po i shkojnë në fund me vetëm një pikë më pak së kryesuesit.