Të enjten SPAK-u rihapi dosjen e Gërdecit dhe kërkoi nga Gjykata e Lartë nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Sot kreu i SPAK-ut Arben Kraja shpreh se u rihap dosja sepse akuzat ndaj Mediut nuk janë hetuar për shkak të imunitetit parlamentar.

“Është një kërkesë që na erdhi nga familjarët e njërit prej viktimave që kërkoi rihapjen e procesit. Morën kërkesën e rezultoi se prokuroria e përgjithshme e ka çuar për hetim. Një pjesë ka përfunduar dhe hetimi është veçuar. Ndërkohë që pjesa e gjykimit ndaj ish-ministrit Mediu nuk është shqyrtuar, sepse në atë kohë ka pasur imunitet. Në situatën e tanishme, pengesa nuk ekziston më mburoja e imunitetit dhe kështu që ne iu drejtuam gjykatës për të rihapur procesin. Pra kemi një rihapje të procesit drejtuar gjykatës që nuk është shqyrtuar dhe nuk është përfunduar. Nëse nga procesi gjyqësor dalin prova të reja atëherë mund të dalim me konkluzione të tjera. Nga pikëpamja e korrupsionit ka më shumë problematika, por edhe nga tregu informal. Ka shumë informalitet që e bën më të vështirë të hetosh e të mbledhësh prova.”, tha Kraja.

Zamira Durdaj e cila humbi djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit ka kërkuar vazhdimisht rihapjen e çështjes së Gërdecit dhe dënimin e përgjegjësve, për të vënë drejtësi për të birin. Të enjten zonja Durdaj ishte në një intervistë në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv ku u shpreh se dosja e Gërdecit u hetua nga një bandë kriminale dhe prandaj duhej rihapur. Ajo tha se, Gërdeci ndodhi nga babëzia për para dhe se ishte babëzia që i vrau djalin. Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë!