Gjermania duhet të ulë edhe më tej numrin e infeksioneve COVID-19, nëse dëshiron të ketë “një verë të lumtur”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Moti po përmirësohet, numri i njerëzve të vaksinuar po rritet, normat e infeksionit po bien, kufizimet do të hiqen njëra pas tjetrës”, tha Spahn për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme pas muajve të errët dhe të gjatë të dimrit, por nëse duam të kemi një verë të lumtur, duhet të ulim edhe më tej shkallën e incidencës”, këmbënguli ai.

Kufizimet antiCOVID-19 kanë filluar të hiqen në të 16 landet gjermane, megjithatë, ministri paralajmëroi kundër heqjes së kufizimeve shumë herët: “Kujdesi dhe vigjilenca mbeten fjalët tona mbikëqyrëse”.

Gjermania ka vënë një periudhë karantine dyjavore të detyrueshme, duke filluar këtë të diel, për të gjithë udhëtarët nga BM për shkak të përhapjes së variantit indian atje.

Vendi më i populluar në Bashkimin Europian ka regjistruar 87 000 vdekje nga COVID-19 dhe 3,6 milionë infektime që nga fillimi i epidemisë, përfshirë 6 714 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.