Nisur edhe nga deklarata e Bashës që la të kuptohet se Shqipëria s’e meriton t;i hapen negociatat, ministri gjerman Roth u ndal te anëtarësimi i vendit në BE, duke thënë se shpejt mund të kemi çelje të negociatave.

“Dëshiroj t’iu falenderoj për miqësinë zoti Basha, një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm një takim me qeverinë por edhe ato të opozitës e përfaqësuesit e shoqërisë civile. Natyrisht që të gjitha kritikat që do të adresohen në këtë drejtim duhet të qartësoheshin e kjo duhet bërë nëpërmjet institucioneve. Ne i besojmë raportimeve të OHDIR-it, që është i pavarur. Jam dakord me Bashën që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme kjo nuk varet vetëm nga qeveria, por edhe Parlamenti dhe opozita.

Shpresoj që nga debatet e së shkuarës të gjendet një qasje më e drejtë mes palëve. Unë jam në politikën aktive prej 23 vitesh, prej tetë vite në qeveri, kam qenë dhe në opozitë dhe qeveri, këto elemente janë të rëndësishëm në një shtet. Ne nuk jemi armiq, por kundërshtarë. Shërbimi zotin Basha, ka qenë për mua tejet e rëndësishëm për këtë sërish faleminderit. KE ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme nëse janë plotësuar kushtet e Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Shpresojmë shumë që më 22 qershor, KE të mbërrijë në çeljen e negociatave dhe konferencën e parë të anëtarësimin, falenderojmë presidencën portugeze në këtë proces. Ju të gjithë e dini që ky është hap i rëndësishëm drejt BE, do të jetë rrugë e gjatë, Gjermania do e mbështesë Shqipërinë në këtë drejtim, çelja e negociatave s’do të thotë që janë plotësuar të gjitha kushtet, por që Shqipëria ka një hapje të sigurt për anëtarësim”, tha Roth.