Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme dhe u kërkoi Izraelit dhe Palestinezëve të rinisnin bisedimet.
“Ajo që duhet tani është: 1. fundi i sulmeve me raketa, 2. fundi i dhunës dhe 3. kthimi në bisedimet midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe për një zgjidhje me dy shtete”, shkroi Maas në Twitter, duke e quajtur situatën ” shumë shpërthyese ”.
Lufta mes Izraelit dhe Palestines ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 158 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur.
Izraeli sulmoi dje me raketë godinën e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar.
OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.