Nëse jeni duke përdorur celular apo ndonjë pajisje tjetër gjatë drejtimit të mjetit si dhe sinjalizoni në mënyrë agresive me drita makinën përpara ju do të gjobiteni sipas Kodit të ri Rrugor.
Këto janë disa prej ndëshkimeve të reja, ndërkohë që janë ashpërsuar gjobat nëse kapeni në gjendje të dehur, tejkaloni shpejtësinë apo bëni parakalime të gabuara.
Në lojë janë futur edhe sanksionet me sistemin e pikëve dhe në rast se i humbisni të gjitha ato duhet të riktheheni në autoshkollë. Me kodin e ri shfaqen edhe disa risi si gjobitja në rast se pasagjeri nuk mban rrip sigurimi.
Motorristave do t’iu kërkohet të kenë një jelek fosforeshent, ndërkohë që patinat elektrike do lejohen në rrugën e makinave.
Eksperti rrugor, Arben Luzi shpjegon se penalizmi i telefonit në makinë është një lajm i mirë, por shton se Kodi duhet të kishte masa edhe për shkeljen.