Shqiptari Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është bërë kryefjalë e mediave, pasi doli i treti në Eurovision ku përfaqësonte Zvicrën.
Mirëpo mediat serbe e kanë sulmuar talentin e ri, për shkak se kur Shqipëria i dha Zvicrës 12 pikë, ai bëri me duar shqiponjën.
Këtë akt mediat serbe e kanë quajtur skandaloz dhe provokim.
“Me këtë gjest ai tërhoqi mbi vete zemërimin e serbëve”, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”. Teksa nuk kanë munguar edhe komentet e shumta negative ndaj tij nga serbët pas këtij veprimi.
Kujtojmë që Gjon arriti të marrë vendin e parë nga juria profesionale por kur u bashkuan me votat e publikut Italia përmbysi rezultatin duke kaluar e para. Franca e dyta dhe në vendin e tretë Zvicra.