Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvëndësuar avokatin mbrotjës. Thaçi në vend të David Hooper ka kërkuar avokatin Gregory Ë. Kehoe.
Ky i fundit është emër i njohur, pasi ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovinën.
Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, ndërsa në të njëjtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.
Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvendësojë Hooperin.
“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.