Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, para finales së Champions League ka dhënë një interviste për faqen e UEFA dhe flet edhe për raportin me trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel, me të cilin ka një raport të mirë që në kohën kur të dy drejtonin në Bundesliga.
“Kam mësuar shumë nga Thomas Tuchel, duke parë ekipet e tij dhe duke folur me të. Nuk ka rëndësi nëse ai ka më shumë informacione për ne, apo kam unë për ata. Në fund të fundit dhe për fat të mirë, as unë e as ai nuk mund të luajmë. Finalen do ta vendosin lojtarët. E respektoj shumë dhe mendoj se është një trajner i jashtëzakonshëm. Padyshim që unë dua ta mund atë, sikurse ai do të më mundë mua”.
“Sekretet? Organizimi, investimet, lojtarët cilësorë, tifozët e mrekullueshëm staf i shkëlqyeshëm dhe një ekip me parime të shëndosha: këto janë parimet më të rëndësishme. Gjithsesi gjithmonë duhet të mbani një shikim mbi lojtarët që keni, sepse është më e vështirë nëse nuk përshtaten me mënyrën tënde të të luajturit”.
“Stili i lojës? “Disa gjëra vijnë nga vendi ku kam lindur, Barcelona. Dua gjithmonë të qëndroj në mesin e fushës, në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe të përpiqem të fitoj ndeshjen. Nuk ka sekrete të tjera.
E gjitha qëndron te cilësia e lojtarëve, sa i kupton aftësitë e tyre dhe çfarë mjedisi krijon. Futbolli nuk është vetëm taktikë. Ka në mes edhe emocione dhe marrëdhënie personale, madje edhe me ata që punojnë në prapaskenë”, shprehet Pep Guardiola.