Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:2 ndaj Manchester Cityt në derbin e javës së 35-të në Premierligë.

Kjo fitore ia shtyen festën e titullit ekipit të Guardiolës.

Pas ndeshjes, Guardiola tha se Tucheli po e bën një Chelsea të frikshëm.

“Ai [Tucheli] vërtetë e ka bërë një Chelsea që asnjë klub nuk dëshiron të luaj kundër tyre”, ka thënë pas ndeshjes Pep.

Kujtojmë se Manchester City dhe Chelsea do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve.