FILE PHOTO: Vials labelled "COVID-19 Coronavirus Vaccine" and syringes are seen in front of a displayed EU flag in this illustration taken, February 9, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, njoftoi kohët e fundit krijimin e një task force për të zhvillimin e ilaçeve të reja antivirale për të luftuar Covid-19. Në një konferencë shtypi, Johnson tha se pjesa më e madhe e shkencëtarëve në këtë vend është akoma e bindur se do të ketë një valë tjetër të Covid-19 brenda vitit 2021. Kryeministri tha se shpreson të ketë ilaçe antivirale gati në vjeshtë për të ndihmuar në shuarjen e një vale të tretë.

Edhe pse ka ilaçe anti-inflamatore që zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga Covid-19, ato u jepen vetëm njerëzve të shtruar në spital me Covid-19. Por Johnson dëshiron të prodhohen ilaçe që mund të merren në shtëpi, në formë pilule, që ndalojnë njerëzit të përfundojnë në spital në një aparat ventilator.

Zakonisht duhen vite për të zhvilluar dhe miratuar barna të reja antivirale, sepse procesi i zbulimit përfshin një proces të përpiktë të identifikimit të përbërjeve kimike që synojnë të luftojnë virusin dhe më pas testimin e efikasitetit dhe sigurisë së tyre. Për këtë arsye, shkencëtarët po shohin gjithashtu ripërdorimin e barnave ekzistuese që janë miratuar për trajtimin e viruseve ose sëmundjeve të tjera.

Ndryshe nga antibiotikët me spektër të gjerë, të cilët mund të përdoren për të trajtuar një gamë të gjerë të infeksioneve bakteriale, ilaçet që veprojnë kundër një lloji virusi rrallë funksionojnë në trajtimin e viruseve të tjera. Për shembull, remdesivir, i zhvilluar fillimisht për trajtimin e hepatitit C, në një moment u sugjerua si një trajtim për Covid-19, por provat klinike kanë treguar se ai ka vetëm një efekt të kufizuar kundër këtij koronavirusi.

Arsyeja që antiviralët nuk janë shumë efektivë është se viruset janë shumë më të larmishme se bakteret, përfshirë edhe mënyrën se si ato ruajnë informacionin e tyre gjenetik (disa në formën e ADN-së dhe disa si ARN). Ndryshe nga bakteret, viruset kanë më pak blloqe ndërtimi të proteinave të tyre që mund të sulmohen me ilaçet.

Që një ilaç të funksionojë, ai duhet të arrijë objektivin e tij. Kjo është veçanërisht e vështirë me viruset sepse ato replikohen brenda qelizave njerëzore duke marrë “peng” trupin tonë. Ilaçi duhet të futet brenda këtyre qelizave të infektuara dhe të veprojë në procese që janë thelbësore për funksionimin normal të trupit të njeriut. Për çudi, kjo shpesh rezulton në dëmtime kolaterale të qelizave njerëzore, të cilësura si efekte anësore.

Shënjestrimi i viruseve jashtë qelizave, për t’i ndaluar ata të fitojnë një terren para se të mund të kopjohen, është i mundur, por është gjithashtu i vështirë për shkak të kurorës së virusit. Kurora është jashtëzakonisht e fortë, duke iu rezistuar efekteve negative të mjedisit në rrugën drejt infektimit të qelizave njerëzore. Vetëm kur virusi arrin objektivin, kurora e tij zbërthehet ose nxjerr përmbajtjen e tij, e cila përmban informacionin e tij gjenetik.

Ky proces mund të jetë pika e dobët në ciklin e jetës së virusit.

Pavarësisht nga këto vështirësi, janë zhvilluar ilaçe që trajtojnë viruse të tilla si gripi dhe HIV. Disa prej këtyre ilaçeve synojnë proceset e replikimit viral dhe montimin e guaskës virale. Por zhvillimi i barnave të reja kërkon shumë kohë dhe viruset pësojnë mutacione të vazhdueshme. Pra, edhe kur zhvillohet një ilaç, virusi, i cilli është gjithnjë në zhvillim, së shpejti mund të zhvillojë rezistencë ndaj tij.

Disa shtame të HIV tashmë kanë evoluar rezistencë ndaj disa ilaçeve antivirale, të cilat u zhvilluan për herë të parë në fund të viteve 1980. Një problem i mëtejshëm në luftimin e viruseve është se disa mund të kalojnë në një gjendje gjumi. Në këtë gjendje, qelizat e infektuara nuk prodhojnë ndonjë virus të ri, kështu që virusi mbijeton. Kur virusi i gjumit bëhet përsëri aktiv, simptomat ka të ngjarë të rishfaqen dhe atëherë është i nevojshëm trajtimi shtesë me ilaçe.