Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar Erling Haaland të dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë Dortmund në avantazh në takimin e javës së fundit kundër Bayer Leverkusen.

Bomberi norvegjez mori një asist nga Reinier dhe mposhti portierin mik me një diagonale të saktë dhe potente. Goli i 26-të në Bundesligë për këtë sezon dhe i 40-ti sezonal për 20-vjeçarin viking.

Shifra të jashtëzakonshme, duke llogaritur moshën e re të yllit të verdhezinjve. Me golin e sotëm, Haaland ka barazuar një rekord që zgjaste prej vitit 1997.