Falë mbështetjes për sektorin e bujqësisë dhe prodhimit bujqësor në vend shënoi rritje që reflektohet te raporti import-eksport i prodhimeve bujqësore, ndërkohë që është dyfishuar sipërfaqja e tokës së punueshme.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot pamje nga ndërhyrjet për sistemimin e kanaleve kulluese në Njësinë Mollas, bashkia e Cërrikut, ndërsa siguroi se mbështetja për bujqësinë do të vazhdojë të jetë më e madhe.

“Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese për sezonin e ri të vaditjes. Mbështetja jonë për bujqësinë do të vazhdojë të jetë më e madhe”, tha Balla.

Referuar të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrual toka e punuar është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 7 vite më parë si rezultat i investimeve masive për të çuar ujin në parcelë.

Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot jemi në 250 mijë ha tokë dhe ka ende sipërfaqe për t’u mbuluar me punë, sepse ka ende sipërfaqe ku ne duhet të arrijmë të çojmë kanalet ujitëse dhe kulluese.