Kryetari i Grupit Parlamentar të Parstisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të SPAK për rinisjen e hetimeve të v rasjes së Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se krimi shtetëror i 21 Janarit, ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron.
Sipas Ballës, Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekz eku torëve.
Postimi i plotë i Taulant Ballës: “Kr imi shtetëror i 21 Janarit ku u vr anë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve”, shkruan Balla.