Dashi

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Ne pune fillimi i javës do jete goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Demi

Këtë javë do keni energji pafund dhe ide shumë të bukura për ta zbukuruar jetën. Do dini si t’i organizoni gjithmonë gjërat dhe do ndodhin vetëm ngjarje pozitive. Nëse jeni në një lidhje do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe do i shprehin në mënyra të veçanta ndjenjat. Nëse jeni beqarë do jeni më të hapur ndaj takimeve dhe do pranoni të bëni edhe çmenduri vetëm për të ndryshuar statusin. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jetë Marsi ai që do ju mbështesë fort dhe do ju drejtojë në rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike. Në punë do jeni kreative dhe plot ide të mira.

Binjakët

Ndikimi i yjeve do jetë mjaft i favorshëm për sektorin e ndjenjave gjatë kësaj jave. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i lini pas krahëve disa probleme të se shkuarës. Edhe ju beqarët do keni një periudhë fantastike gjatë së cilës do njihni princin e kaltër me të cilin do kaloni jetën. Financat kanë për të qenë shumë më të mira për ata të fushës së artit dhe atyre që merren me fushën imobiliare. Shëndeti vetëm dy ditët e para mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël nga lodhja, ndërkohë që me pas gjërat do ecin për mrekulli. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe do arrini çdo qellim që do i vini vetes.

Gaforrja

Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me partnerin dhe nuk do lindin debate me të. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të tregoheni të sinqertë me personat që do takoni, pasi me gënjeshtra nuk mund të shkohet askund. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mire që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla. Për punën do jetë një javë plot shkëlqim. Do arrini gjithçka që keni programuar dhe do ndiheni të plotësuar.

Luani

Dielli do e bekojë jetën tuaj këtë javë dhe do iu japë energji të pashtershme. Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do kenë më shumë fat se asnjëherë më parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak orësh. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë problematik, megjithatë mirë do jetë të bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Në punë do i keni të gjithë planetët në krah kështu që keni për të arritur më shumë nga sa mendonit. Po mundët ndihmojini pak edhe kolegët.

Virgjëresha

Kjo do jetë një javë vendimtare për ju. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Peshorja

Këtë javë do jetë jeta profesionale ajo që do ju shqetësojë më shumë. Do ju duket shpesh sikur nuk do kuptoheni nga shefat dhe nga ana tjetër nuk do i dëgjoni aspak këshillat që do iu jepen. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta teproni me kërkesat sepse partneri do ndihet keq kur të mos ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni realistë dhe gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. Sipas Dritare.net, ju beqarët mire do jetë të mos luani shumë me zjarrin nëse nuk doni të digjen keq. Po i morët gjërat shtruar gjithçka do ju ecë më mirë. Financat do jenë në një gjendje delikate kështu që duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar. Shëndeti nuk do jetë i keq. Çlodhuni sa të mundni dhe shmangni qëndrimin në diell. Në pune do jeni tejet të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më pare. Ecni me plane.

Akrepi

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i nxehti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.

Shigjetari

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni sepse askush nuk do ju thotë dot jo. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë qe keni ne krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Tre ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa miqve të supozuar.

Bricjapi

Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në pune do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.

Ujori

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit që do ju pushtojë shpesh. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Peshqit

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.