Muajt e fundit të Presidencës, Berisha kishte krijuar një konflikt të hapur me familjen Haklaj nga Tropoja, me të cilën dikur kishte pasur dikur miqësi. Përplasjet e krijuara nga politika mes fiseve i kushtuan Tropojës mbi 150 viktima. “Bilanci i viktimave në fmailjen dhe fisin tonë është 14 persona. Përgjegjësi kryesor i gjithë viktimave është Sali Berisha dhe vetëm Sali Berisha” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.
Mes viktimave në serialin e Tropojës ishte edhe lideri i lëvizjes së dhjetorit, deputeti Azem Hajdari. Ai do të ekzekutohej nga Fatmir Haklaj pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 Shtator të vitit 1998. Dyshimet ishin të mëdha se ai u nxorr në pritë nga brenda selisë blu. “Asnjë lidhje ska pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person, lidhjen e ka pas Azemi që shkoi te makina, Saliu që është personi kryesor e ka detyruar të dalë te Fatmir Haklaj” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve. “Nuk i tha vetë Berisha, por i tha Genc Pollo. Dil se janë miqtë e tu. Meqë Azemi mbahej si pjesa e ashpër e partisë demokratike dhe i takonte atij të merrej me këtë problem. Ata kishin 4 orë që prisnin në makinë, i dinin shumë mirë se kush ishin. Nuk mund të rrinin 4 orë dy makina para PD, ndërkohë që rreth e rrotull kishte vetëm njerëz të pd. Faji kryesor i Azemit ishte se e kundërshtonte Berishën” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut