Tetë vjet më parë, Htar Htet Htet, mbajti shiritin e mbretëreshës në pasarelën e konkursit të bukurisë. Sot, ish-Miss Grand International Myanmar, pavarësisht gjithçkaje, mori pushkën e saj në xhunglën birmane, kundër ushtrisë që mori pushtetin në 1 shkurt, duke imponuar një diktaturë të përgjakshme ushtarake që deri më tani ka shkaktuar të paktën 800 të vdekur.

Kjo u zbulua nga vetë ajo, sot një instruktore 32-vjeçare e palestrës, duke postuar foto në rrjetet sociale dhe duke pozuar si një luftëtare me mesazhe që thonë se është e gatshme të vdesë.

“Ka ardhur koha për të luftuar”, shkroi ajo në profilin e saj në Facebook, me katër foto me një bluzë, kapele maskimi dhe një mitraloz.

Dhe në Twitter, ajo shtoi një citim nga Che Guevara: “Revolucioni nuk është një mollë që bie kur të piqet. Duhet ta kapësh ti”. Qindra mesazhe mbështetje nga miqtë dhe ndjekësit, me variacione të ndryshme të “bravo, ne jemi krenarë për ty”.

Postimet e Htar Htet Htet, u publikuan nga diku përgjatë kufirit birmanez, ku disa milici etnike kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj ushtrisë që nga grushti i shtetit; në përgjigje, ushtria filloi sulmet ajrore që zhvendosën mijëra njerëz.

Htar Htet Htet, kishte përfaqësuar vendin e saj në një konkurs në Tajlandë në 2013-ën, pastaj filloi karrierën tipike të mbretëreshave të bukurisë: disa reklama, disa pjesë si aktore televizive dhe pastaj përqafoi pasionin e saj për palestrën, duke u bërë instruktore.

Por që nga grushti i shtetit që rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga Aung San Suu Kyi, duke çuar ‘Zonjën’ në arrest shtëpie dhe duke e akuzuar atë në gjyq me akuza farsë, Htar Htet Htet është shndërruar një aktiviste të mirëfilltë.

Profili i saj në Facebook, është emblematik i transformimit: tre fotografi të banderolave ​​të saj duke buzëqeshur, një imazh serioz i profilit me tre gishta të ngritur, simboli i lëvizjes masive të protestës që u ngrit kundër ushtrisë, prapa një fotoje të Suu Kyi me citatin e saj të famshëm “i vetmi burg i vërtetë, është frika dhe e vetmja liri e vërtetë, është liria nga frika”.

Gjatë tre muajve të fundit, faqja e ish-miss-it është plot me foto dhe video të abuzimeve të kryera nga ushtria kundër protestuesve pro-demokracisë. Htar Htet Htet nuk është mbretëresha e parë e bukurisë nga Birmania që merr një qëndrim kundër grushtit të shtetit.

Në mars, gjatë konkursit në Tajlandë, Miss Grand Myanmar aktual, Han Lay (22 vjeçe), iu lut bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar vendin e saj. Që atëherë, ajo kurrë nuk është kthyer në shtëpi nga frika e hakmarrjes. (SI)