“Milan meriton të shkojë në Champions më shumë se Juventus”.

Roberto Donadoni, ish-trajneri i Italisë dhe ish-lojtar i Atalanta-s dhe kuqezinjve, ka folur për Gazzetta dello Sport në prag të sfidës së mbrëmjes së sotme.

“Për kuqezinjtë do të ishte një zhgënjim i madh të mos kualifikoheshin. I shohim aty përpara prej një viti. Megjithatë, një sezon i tillë të ndihmon të përmirësohesh”, ka thënë Dondaoni.