Një tragjedi ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Itali, ku një teleferik me 11 persona, është shkëputur dhe përplasur në tokë, duke lënë të vdekur, 9 persona dhe 2 fëmijë të plagosur rëndë.
Aksidenti ndodhi në qytetin turistik Stresa në brigjet e liqenit Maggiore në rajonin e Piemonte. Teleferiku Stresa-Mottarone merr turistë dhe vendas, në liqenin Maggiore, pothuajse 1,400 metra mbi nivelin e detit, deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.
Sipas mediave, janë dëmtuar edhe dy fëmijë, të cilët menjëherë janë dërguar në urgjencë, përmes një helikopteri.
Ende nuk janë zbardhur arsyet e ngjarjes që i mori jetën e 8 personave.