Katër mijë fëmijë u prekën me koronavirus gjatë një viti në Shqipëri.
Sipas shefes së Shërbimit Infektiv në Pediatri, 178 të vegjël janë shtruar në repartin Covid, në shërbimin e pediatrisë.
Ndërkohë rastet nga 0-1 vjeç kanë qenë shumë të pakta.
“Fëmijët janë shumë më të përgatitur, në thonjëza, ndaj imunitetit të lindur, dhe më pak ndaj atij të fituar. Kanë një numër më të madh të qelizave vrasëse natyrore, një numër më të madh të linfociteve të cilat luajnë një rol të rëndësishëm”, shpjegon Gjeorgjina Kuli.
Po ashtu, vaksina e kalendarit të detyrueshëm sidomos ajo e fruthit, por edhe të tjera që janë me virus të gjallë, profilaksia e vitaminës D ku të gjithë fëmijët janë përfshirë u ka krijuar një mbrojtje ndaj Covid 19.
Por ata prekën edhe nga koronaviruse të grupeve të tjera. noa.al