52754576HO001_eichmann

Tashmë është zyrtare. Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në Stamboll, por në Portugali. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-s.

Manchester City FC dhe Chelsea FC do të përballen mes vete në stadiumin e Portos, dhe do të kenë secila nga 6 mijë bileta për fansa dhe të afërm. Arsyeja e zhvendosjes së finales së Champions League nga Turqia në Portugali është për shkak se Britania e Madhe është në listën e zezë të Turqisë shkaku i COVID-19 dhe nuk lejohet udhëtimi i fansave. Në stadiumin e PORTOS pritet të jenë së paku 15 mijë tifozë.