Ashtu si trupi, truri thith lëndët ushqyese në ushqimin që fëmija konsumon. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i ushqeni si duhet dhe shëndetshëm që në moshë të vogël. Por ka disa ushqime që konsiderohen veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës.

Perimet-Spinaqi dhe lakra përmbajnë lutein dhe vitaminë K, e cila është shumë e rëndësishme për funksionin e trurit. Provoni të përzieni spinaqin me banane, gjalp kokosi dhe quinoa në vaktin e foshnjës.

Mollë-Mollët përmbajnë quercetin, një pigment bimor që stimulon aktivitetin e shëndetshëm të trurit. Ju mund t’i jepni foshnjës pure molle.

Avokado-Përmban vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në rritjen e qelizave të trurit.

Vezët-Vezët janë një burim shumë i mirë i proteinave dhe e verdha përmban kolinën, një përbërës që përmirëson kujtesën.

Qumësht dhe kos-Vitaminat e kompleksit B janë thelbësore për zhvillimin e indeve të trurit, neurotransmetuesve dhe enzimave të trurit. Qumështi ose kosi me pak yndyrë është jamë gjithashtu një burim i mirë proteinash dhe vitaminës D, për të cilën fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë më shumë se të rriturit.