Aktori i humorit, Julian Deda, erdhi në një intervistë për ‘FitStation’, në News24, për familjen, projektet e reja artistike dhe angazhimi në politik. Në këtë intervistë, Juli foli për herë të parë për moderatoren Çenkuela Hasa pse nuk pranoi mandatin e ofruar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha!
“Nuk refuzova, nuk isha as i fundit në listë, as nuk jam mërzitur me Bashën. Mund ta quajmë refuzim, por nuk ishte nga këto refuzime të tipit “nuk dua unë”, thjesht ishim dakord të mos përfshihesha. Unë nuk jam tipi të shkojë në parlament dhe të ul e të ngre kartonat. Unë kam dëshirë të jem aktiv, nuk e mohoj që një ditë mund të jem deputet, por për momentin nuk e shoh të aryeshme”, u shpreh Deda.
I pyetur për zgjedhjen e liderit të PD-së në 13 qershor, Juli u përgjigj se drejtimin e një partie nuk ta jep askush, atë duhet ta fitosh vetë nëpërmjet ndryshimit që ofron.
“Të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë në bazë të kritereve që duhet të plotësojnë. Nëse dikush do të bëhet kryetar i Partisë Demokratike, duhet ta marrë atë vend, jo t’ja japin. T’i thuash tjetrit ik ti të vijë unë, është të ta japin vendin, jo, drejtimin e PD-së duhet ta marrësh me votë, duke bindur demokratët, duke treguar që programi që ti ke vlen më shumë. Në këtë sens gara është plotësisht e hapur. Kjo lufta ik ti të vi unë, nuk është çështje karrigeje kjo është çështje organizimesh, ka të bëjë me njerëzit”, u shpreh Juli.