Juventus është shumë pranë shitjes së parë të sezonit, Douglas Costa, i huazuar te Bayern Munchen deri në fund të sezonit, kthehet shpejt në Torino, por duket se nuk do qëndrojë gjatë.

Mediet italiane raportojnë se ai është më pranë se kurrë një transferimi në Brazil, te Gremio. Detajet e pagës së tij ishin ato, që e bënin të vështirë operacionin, por ai ka hequr dorë nga një pjesë e rrogës së tij aktuale dhe ka pranuar kushtet e brazilianëve.

Kështu, para Copa Libertadores, 30-vjeçari pritet të transferohet në klubin, ku nisi gjithçka. Juventus nga ana tjetër pritet ta lëshojë me çmim simbolik Costan, duke marrë parasysh se është hequr barra e pagës së tij dhe kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.