Bardhezinjtë kanë nevojë për përforcime në çdo repart. Për portën pëlqehet Gigio Donnarumma, por “gardiani” i talentuar po pret fundin e sezonit dhe rikthimi në Champions League i Milanit mund të sjellë rinovimin.

“Zonja” nuk dëshiron të mbetet pa alternativa dhe ka hedhur sytë nga Premier League. Drejtuesit e Juventusit po monitorojnë situatën e Emiliano Martinez. 28-vjeçari ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Aston Villa.

Mediat argjentinase raportojnë se portieri latin është një alternativë e Donnarummës, i cili nuk dëshiron të nxitohet rreth vendimit për të ardhmen.