Ibsen Elezi, ka dorëzuar në PD formularin e kandidimit për kryetar. Në një komunikim për mediat, Elezi tha se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës garanton shanse të barabarta.
“Shancet e barabarta do të thotë që Basha të mos jetë më në PD”, tha Elezi.
Më tej ai kërkoi që gara të jetë transparente dhe Partia Demokratike meriton të ketë një përfaqësues dinjitoz.
“Nëse do të shoh një kandidat me pikëpamje të djathta do të jem ndjekësi i tij, Duke qenë se nuk pashë asnjë kandidat me pikëpamje të tilla vendosa të kandidoj vetë. Është e drejta themelore e çdo anëtari të kandidojë dhe ky është parimi i transparencës, brenda partisë.
Kjo vlen për të gjithë strukturën e PD. Unë dua t’i kujtoj drejtuesve të strukturave që të kenë kujdes dhe të administrohet një proces zgjedhor ku vota të jetë e paprekshme. Në kushtet kur sot jemi në një betejë me Edi Rama për vjedhjen e votave, nuk besoj që këtë shembull duhet ta japë edhe PD”, tha ai.