Javët e fundit është vënë re një krisje në marrëdhënien mes Ledjanës dhe Mevlanit. Menjëherë pas daljes nga programi ata të dy u ftohën dhe nisën të hidhnin thumba në rrjete sociale për njëri-tjetrin. Madje ata nuk ndiqeshin më në Instagram, por nuk preferuan të flisnin e të tregonin se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Por në puntatën e sotme në “Për’puthen”, Mevlani ka sqaruar gjithçka për marrëdhënien e tyre. Ai tha se nuk është me me Ledjanën dhe nuk ka pse këtë gjë ta mbajnë të fshehtë nga publiku. Mevlani tregoi se pas festës së “Për’puthen”, Ledjana e ka bllokuar nga çdo rrjet social, pasi ai u pa duke kënduar me Antonelën një këngë.
“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje”, tha Mevlani. Më pas Antonela ndërhyri për të qartësuar publikun se nuk ka qenë ajo shkaktarja pse ata janë ndarë.
“Unë thjesht i jam afruar kur po këndonte këngën dhe në tavolinë kam qenë me persona të tjerë dhe kam qenë shumë më afër me djemtë e tjerë dhe se sa me Mevlanin”, tha Antonela.
Mevlani e cilësoi këtë veprim të Ledjanës si një justifikim për t’u ndarë prej tij dhe me bindje të plotë u shpreh se ata të dy nuk do jenë më bashkë nga sot e tutje.