Teknologjitë e përmendura janë pjesë e revolucionit të katërt industrial, por që do të duhet të zbatohen me shumë kujdes. Kjo do të thotë që ato do të duhet të futen gradualisht, dhe në të njëjtën kohë të jenë të përdorshme për të gjitha kompanitë, shkruajnë mediat e huaja.

Por për çfarë bëhet fjalë?Së pari janë printerë 3D që ishin veçanërisht të dobishëm gjatë pandemisë së coronavirusit kur zinxhiri global i furnizimit u dëmtua. Ndër të tjera, ata u përdorën edhe për të prodhuar pajisje mbrojtëse dhe teste të virusit.

Robotët autonomë ka të ngjarë të revolucionarizojnë ngarkimin dhe shkarkimin në porte. Aktualisht, vetëm tre për qind e terminaleve të mallrave në të gjithë botën janë të automatizuar.

Rrjeti 5G, i cili do ta bëjë komunikimin më të shpejtë dhe më të lehtë, do të kontribuojë gjithashtu në ndryshimin e mënyrës së tregtisë. Ky rrjet do të mundësojë edhe menaxhimin e procesit dhe ekzekutimin e detyrave, veprimeve, aktiviteteve të ndryshme në distancë në kohë reale.

Blockchain gjithashtu do të modernizojë proceset doganore dhe procesin e certifikimit. Kjo do të zbatohet gjithashtu për çështjet e sigurimeve, pronësisë intelektuale dhe aftësisë për të monitoruar rrjedhën e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve.