Vendimi final i jurisë profesionite të Kënga Magjike për shpalljen fitues në kategorinë “Best New Arist” të grupit të rock-ut Urban Band me këngën “Edhe një natë”, duket se nuk është pritur mirë nga Flori Mumajesi.
Këngëtari, që mori pjesë në Kënga Magjike bashkë me Klajdi Harunin ka dhënë një mesazhe në rrjetet sociale.
“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i New Artist”, shkruan Flori në një postim.
Sjellim në vëmendje që juria profesioniste përbëhej nga: Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi. Në finale Urban Brand ishte me artistin Kras që garoi me këngën “Bekuar”. Urban Band ia dolën të rrëmbenin çmimin mes 16 artistëve të rinj që konkurruan përgjatë dy netëve gjysmëfinale të këtij festivali.