Zakonet e mira që ndiqni gjatë mëngjesit ndihmojnë për të bërë një jetë sa më të shëndetshme. Nëse konsumoni ushqim të shëndetshëm, ndiheni më energjik gjatë ditës. Prandaj, është shumë e dobishme ta nisni ditën me fruta.
Për një stomak të shëndetshëm-Frutat forcojnë sistemin e tretjes. Fibrat shkatërrojnë toksinat në stomak dhe ndihmojnë në lehtësimin e problemeve të stomakut. Përveç kësaj, uji gjendet gjithashtu në sasi të larta tek frutat, i cili e mban trupin të hidratuar.
Ndiheni energjik-Portokalli, mango, shega, shalqiri dhe molla përmbajnë ujë dhe glukozë në sasi të mëdha. Nëse i konsumoni në mëngjes, do të ndiheni më energjik gjatë gjithë ditës. Indeksi glikemik është i ulët në fruta, kështu që ekziston më pak rrezik për zhvillimin e sheqerit në gjak.
Zvogëlon stresin-Limoni, papaja, rrushi, kivi dhe portokalli përmbajnë vitaminë C, e cila ndikon tek niveli i stresit.
Kontrollon peshën-Frutat me përmbajtje të lartë fibrash ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe në këtë mënyrë e mbajnë peshën tuaj nën kontroll. Përveç kësja, djegin dhjamin shtesë në trup.
Forcon metabolizmin-Ekzistojnë disa enzima në fruta. Kur i hani gjatë mëngjesit, veprimi enzimatik që ndodh ndihmon për të nxitur metabolizmin dhe promovon imunitetin.