Disa njerëz e kanë shumë të vështirë të dashurohen, ndoshta sepse mendojnë se duke u dashuruar humbasin lirinë e tyre. Zbuloni nëse bëni pjesë ju apo partneri juaj në këtë listë.

Binjakët

Ama, kur kjo shenjë dashuron, dashuron në 360 gradë. Nuk ekzistojnë të mesme për Binjakët, dashurojnë pothuajse në mënyrë ‘obsesive’. Prandaj tregojnë shumë kujdes kur i përkushtohen një dashurie. Vuajnë nga ajo dhe shpesh zhgënjehen.

Virgjëresha

Virgjëresha në fakt, është një shenjë jashtëzakonisht racionale që nuk i dorëzohet lehtësisht dashurisë. I duhet shumë kohë që të hapet me të tjerët dhe të pranojë ndjenjat, edhe me vetveten.

Akrepi

Edhe Akrepi është një shenjë e vështirë për t’u bërë për vete. Kjo sepse nuk u beson lehtë të tjerëve dhe është gjithmonë plot dyshime dhe paranoja. Pra, nuk është e thjeshtë t’i fitosh zemrën dikujt që i përket Akrepit.

Shigjetari

Kujdes sepse nuk është e lehtë aspakttë bësh edhe një Shigjetar të dashurohet pas teje. Shigjetari është në fakt një shenjë që përfaqëson lirinë dhe dëshirën për aventura, për gjëra të reja. Nuk është e lehtë që Shigjetari të impenjohet në një marrëdhënie, edhe pse pa dyshim që nuk është e pamundur. Një Shigjetar i dashuruar është sigurisht një thesar.

Ujori

I fundit në listë është shenja e Ujorit. Edhe Ujori e do lirinë. I do ndryshimet dhe revolucionet, si dhe ka gjithmonë nevojë për stimuj të rinj.