Zbuloni në këtë artikull se cilat janë shenjat e horoskopit më të ftohta, më të distancuara dhe që janë të paafta për t’i shfaqur ndjenjat e tyre. Sipas karakteristikave të secilës shenjë, disa tentojnë të jenë më të ftohta e më të shkëputura nga të tjerët, nuk socializohen dhe nuk kanë shumë miq. Ja cilat janë:

Bricjapi-Bricjapi është një prej shenjave më të paafta për të shprehur ndjenjat sepse tenton të krijojë një mur shumë të lartë për të fshehur sekretet e tij nga të tjerët. E bën për t’u mbrojtur dhe për të qëndruar në botën e tij të brendshme aq të pasur e të thellë.

Kurse për sa i përket karrierës, përpiqet gjithmonë të jetë më i miri. Dëshiron të jetë lideri i të gjithëve dhe në të vërtetë është në pjesën më të madhe të rasteve. Kjo shenjë zodiakale është aq e ftohtë dhe aq racionale së është vështirë të bëjë zgjedhje të nxituara ose gabuara.

Virgjëresha-Virgjëresha është një shenjë shumë inteligjente dhe ka gjithmonë ide interesante për të gjithë. Është maniak i kontrollit dhe perfeksionimit. Nuk është e thjeshtë të të kuptosh botën e saj emocionale, nuk i pëlqejnë shfaqjet publike të dashurisë dhe nuk i pëlqen të tregojë as të sajat. Është një shenjë shumë e ndjeshme, nuk do të lëndohet dhe për këtë arsye tenton të mbrohet nga të gjithë.

Të lindurit në këtë shenjë janë të ftohtë, të paaftë t’i shprehin ndjenjat e tyre. Sipas ttyre, bota duhet të rrotullohet në një mënyrë strikte, si një orë zvicerane dhe emocionet nuk përshtaten me botën e tyre aq të organizuar.

Ujori-Dhe në fund, tek ata që janë të paaftë të shprehin ndjenjat e tyre gjejmë Ujorin. Kjo shenjë zodiakale di të mbrohet nga të gjithë. Kjo shenjë zodiakale di të jetë indiferente ndaj të gjithëve. Mendja udhëheq jetën e tij dhe nuk u jep shumë rëndësi emocioneve. Ujori ka një vështirësi të madhe në krijimin e marrëdhënieve, por dëshiron të jetojë në një botë qytetare dhe të ekuilibruar, pra në një botë të drejtë për të gjithë.